Italia dëshiron të përshpejtojë vaksinimet për fëmijët dhe adoleshentët para fillimit të vitit të ri shkollor.
12-18 vjeçarët duhet të vaksinohen me prioritet, shkruajnë mediat italaine.
Kryeministri Mario Draghi premtoi javën e kaluar se viti i ri shkollor do të fillojë me mësime fizike në shtator.
Në Itali, 40 përqind e rreth 4.6 milionë të rinjve nën 19 vjeç janë vaksinuar të paktën një herë, rreth 23 përqind plotësisht.