Në Japoni rikthehet gara me foshnjat që qajnë (VIDEO)

Pas katër vjetësh, në Japoni u rikthye gara me foshnjat, gara në të cilin foshnja e parë që fillon të qajë shpallet fitues, një ritual tradicional që besohet se u sjell shëndet të mirë foshnjave.

Marketing

Nga dy foshnja u mbajtën nga prindërit e tyre dhe u përballën me njëri-tjetrin në unazën e sumos në Tempullin Sensoji në Tokio.

Stafi i veshur me maska demonike “oni” u përpoq t’i bënte foshnjat të qanin, me të parin që filloi të derdhte lot dhe u shpall fitues nga një gjyqtar sumo.

“Ne mund të dallojmë gjendjen shëndetësore të një foshnjeje duke dëgjuar mënyrën se si qan. Sot ajo mund të nervozohet dhe të mos qajë aq shumë, por unë dua ta dëgjoj duke qarë të shëndetshme”, tha një nënë e një fëmije tetë muajsh.

Garat mbahen në faltore dhe tempuj në mbarë vendin, për kënaqësinë e prindërve dhe të shikuesve.

Shigemi Fuji, kryetar i Federatës së Turizmit Asakusa që organizoi ngjarjen, tha se disa njerëz mund të mendojnë se është e tmerrshme që i bëjnë foshnjat të qajnë.

“Por në Japoni, ne besojmë se foshnjat që qajnë fuqishëm rriten edhe në mënyrë të shëndetshme. Një ngjarje e tillë zhvillohet në shumë vende në Japoni”, tha ai.

Gjithsej 64 foshnja morën pjesë në ritual, sipas organizatorit, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Rregullat ndryshojnë nga rajoni në rajon – në disa vende prindërit duan që pasardhësit e tyre të qajnë të parët, në disa të tjera i pari që qan është humbësi.

Marketing