Në Jarinje sot ka më shumë serbë të grumbulluar

Në pikën kufitare në Jarinje sot ka më shumë serbë të mbledhur krahasuar me ditën e djeshme. Sipas portalit në gjuhën serbe Kosovo Online, gjithnjë e më shumë serbë po i bashkohen protestave kundër reciprocitetit të targave, hap që të hënën e ndërmori Qeveria e Kosovës.

Marketing

Nata e djeshme ka kaluar pa asnjë incident, përpos zhurmave të serbëve që bënin gjatë shprehjes së pakënaqësive. Të hënën Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikat kufitare Kosovë – Serbi, pasi Qeveria filloi zbatimin e dekretit për reciprocitetin e targave.

Marketing