Në Jemen ka rrezik për katastrofë humanitare

Forcat pro-qeveritare në Jemen, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë nisur të sulmojnë një port të rëndësishëm, i cili kontrollohet nga luftëtarët rebelë.
Qyteti bregdetar Hudajdah është vendi ku arrijnë shumica e ndihmave për njerëzit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen.

Marketing

Agjencitë kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare.
Rreth tetë milionë njerëz janë në rrezik nga uria në vendin e shkatërruar nga lufta.
Sulmet pro-qeveritare kanë nisur pasi rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë injoruar afatin për tërheqje në mesnatën e së martës.

Është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite bën përpjekje të marrë kontrollin e një qyteti mirë të mbrojtur në Jemen.

Konflikti në Jemen ka shpërthyer që nga fundi i vitit 2014, kur rebelët Huthi dhe aleatët e tyre kanë kapur pjesët veriperëndimore të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, dhe kanë detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohet.

Marketing