Në komunat Karposh, Valandovë, Probishtip dhe Haraçinë do të rriten kapacitetet në institucionet për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës deri në gjashtë vjeçe.
Marrëveshjet do të nënshkruhen sot në Qeveri, ndërsa në nënshkrimin do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e autorizuar të katër komunave.