Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 52-vjeçari maqedonas

Një 52-vjeçar, nga Maqedonia, është arrestuar, me qëllim ekstradimin, mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Qafë-Thanës, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar në Bullgari.
Sipas policisë, 52-vjeçari me inicialet R.H, rezultonte në kërkim ndërkombëtarë, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Marketing

Arrestimi i shtetasit R.H., 52 vjeç, u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.

Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim. Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

Marketing