Në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia këtë të enjte.

Ai tentoi të hynte në Shqipëri, përmes pikës kufitare të Morinës, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim kombëtar për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe vjedhje.

“Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”, arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari nga Kosova.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë”, njoft9on policia.

Marketing