Në kantonet zvicerane të Schwyz dhe Zug një në tetë banorë janë milionerë, njoftoi SonntagsBlick.
Gazeta Zvicerane publikoi gjetjet të dielën, bazuar në një analizë të statistikave qeveritare duke përfshirë të dhënat për taksat dhe pasurinë.
Sipas mediave të huaja, të vendosura në Zvicrën qendrore, Schwyz dhe Zug kanë norma më të ulëta të taksave personale krahasuar me kantone më të mëdha, me popullsi më të dendur duke përfshirë Cyrihun dhe Gjenevën.
Christoph Schaltegger, një profesor i ekonomisë politike në Universitetin e Lucernit, tha se shembujt e Schwyz dhe Zug tregojnë se konkurrenca e taksave midis kantoneve është një gjë e mirë.
“Kjo u jep rajoneve të largëta dhe strukturalisht të dobëta mundësinë për të ‘treguar’ veten kundër qendrave tërheqëse urbane”, citohet të ketë thënë ai për SonntagsBlick.
Siç vë në pah tutje Business Insider, përreth Zvicrës si një e tërë, numri i milionerëve për 1000 taksapagues ishte 62 në 2017, raportoi gazeta.
Ndryshe, banorët e Baar, Zvicër paguajnë rreth 7.5% në taksa personale për 100,000 franga zvicerane të të ardhurave sipas shërbimit të përgatitjes së taksave Transforma AG. Ndërkohë banorët e Gjenevës paguajnë rreth 16%.