Në këto vende në Shqipëri do të strehohen 400 afganë

Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për të pritur brenda pak ditësh rreth 400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.

Marketing

ABC raporton se vendstrehimi i tyre i përkohshëm do të jetë mes Tiranës dhe Durrësit, ndërsa kostot financiare parashikohet të përballohen nga Shqipëria.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë, ndërsa mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin.

Vendimi i qeverisë shqiptare për të pranuar afganët u përshëndet nga SHBA.