Në Kinë gjashtë ditë me radhë nuk ka raste të vdekjes si pasojë e Kovid-19

epa08251107 People wearing protective face masks walk past closed shops in an empty shopping and residential area of Sanlitun, in Beijing, China, 26 February 2020 (issued 27 February 2020). The outbreak of Covid-19 coronavirus continues infecting people worldwide, mostly in China, with no sign of a slowdown seen ahead. EPA-EFE/ROMAN PILIPEY

Autoritetet shëndetësore kineze gjashtë ditë me radhë nuk kanë denoncuar rast të ri të vdekjes si pasojë e Kovid-19.

Marketing

Në 24 orët e kaluara në Kinë janë regjistruar dhjetë të saposëmurë nga Kovid-19, që është për 30 për qind më pak se dita paraprake. Gjithashtu është ulur në gjashtë, numri i të infektuarve në mesin e qytetarëve të cilët ishin kthyer nga jashtë, përderisa një ditë më parë ishin denoncuar 23 raste të tilla.

Gjithashtu është vërejtur edhe rënie e numrit të pacientëve asimptomatikë prej 42 në 27.

Në Kinë deri më tani janë regjistruar 82.798 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 4.632 kanë ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 77.207 persona.

Marketing