Në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 43 persona me Covid 19, shtatë prej tyre me përkujdesje intensive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 43 persona të prekur nga koronavirusi.

Marketing

Prej personave infektuar QKUK bën të ditur se 36 janë në gjendje stabile, ndërsa 7 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Marketing