Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup kanë njoftuar se ka ndërruar jetë një vajzë dyvjeçare.
Të hënën pasdite në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve është pranuar fëmijë i gjinisë femër në moshë 2,5 vjeçare me shenja serioze infektive bakteriologjike. Paraprakisht fëmija ka qenë i shëndetshëm, me sëmundje të lehta respiratore e trajtuar një javë nga ana e mjekut amë. Ditën e përkeqësimit të gjendjes është sjellë në Klinikë. Është pranuar në repartin për trajtim intensiv dhe menjëherë është vendosur në aparate për frymëmarrje, mirëpo edhe përkundër të gjitha intervenimeve dhe terapive pas qëndrimit 12 orësh fëmija ka ndërruar jetë, thuhet në njoftimin e Klinikës.