Në Koçan mbahet “Marshi i engjëjve”

Familjet e viktimave të tragjedisë në diskotekën e Koçanit kanë mbajtur marshin e shtatë në kërkim të drejtësisë për më të dashurit e tyre.

Marketing

“Marshi i engjëjve” filloi nga Parku i Revolucionit deri në Qendrën Tregtare, pas çka ata do të drejtohen në ndërtesën e komunës, e prej aty drejt Stacionit policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan.

Marshuesit po kërkojnë drejtësi jo-selektive, ndërsa mbështetje marshimit i dha nisma “Kush e ka radhën”, raporton AlsatMaqedoni, përcjell KosovaPress.

Në hetimin për zjarrin në diskotekën Puls në Koçan më 16 mars të këtij viti, deri më tash janë të dyshuar 68 individë dhe tre persona juridikë.

Kujtojmë, nga shpërthimi i zjarrit pak para mëngjesit kanë humbur jetën 62 persona, kryesisht të rinj, ndërsa rreth 200 të tjerë, po ashtu kryesisht të rinj, morën lëndime. Në mesin e viktima kishte edhe të rinj nën 16-vjeç.