Në Kodrën e Diellit është formuar shtresë dëbore prej 62 centimetrave, në Hanet e Mavrovës, 57, në Krushevë 39, Manastir 33, Berovë 26, Tetovë 25 dhe në Shkup nëntë centimetra, njoftoi DPHM.
Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit -10 gradë, në Mavrovë dhe Krushevë -7, Berovë -4, -1 në Shkup, ndërsa mbi zero vetëm në Gjevgjeli me dy gradë.
Gjatë natës ka qenë vranët me reshje të kohëpaskohshme bore, kryesisht në pjesën qendrore të vendit. Ka fryrë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Këtë mëngjes borë bie në Kriva Pallankë.