Në Kodrën e Diellit shtresa e borës arrin një metër

Pas reshjeve të fundit shtresa e dëborës në Kodrën e Diellit ka arritur një metër. Në Mavrovë Anovi ka 83 centimetra borë, 58 në Pozharane, 52 në Krushevë 51 në Lazaropole, 32 në Tetovë, 31 në Shkup-Petrovec, 28 në Gjurishtë, 24 në Demir Kapi.

Marketing

Në Dibër ka 22 centimetra borë, 21 në Topolçan, 20 në Manastir, 15 në Shkup-Zaicev Rid, 11 në Ohër dhe 10 në Kriva Pallankë, Prilep, Strumicë dhe Kumanovë.

Reshje më të mëdha të shiut kishte në Demir Kapi dhe Gjevgjeli kurse më ftoht ishte në Mavrovë dhe në Kodër të Diellit,ku temperaturat shënuan -8 gradë.