Në kohë rekord janë mbledhur 10 mijë nënshkrime për Pendarovskin

Në kohë rekord, për më pak se pesë orë, u mblodhën 10 mijë nënshkrime të qytetarëve në mbështetje të kandidaturës për mandatin e dytë të presidentit Stevo Pendarovski.

Marketing

Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur sot me 3 mars në orën 08:00 në të gjithë territorin e vendit dhe në më pak se pesë orë janë mbledhur 10 mijë nënshkrime nga qytetarët, nënshkrime që nevojiten për të mbështetur kandidaturën për president.

Falenderojmë të gjithë qytetarët që dhanë mbështetjen e tyre.

Ne vazhdojmë të mbledhim firma në orët dhe ditët në vijim.