Në Komunën e Çairit do të vendoset Memorial për viktimat e Srebrenicës

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin, gjatë qëndrimit në Sarajevë ishin mysafir të anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Z. Shefik Xhaferoviq.

Marketing

Ganiu ka njoftuar se nikoqirit me këtë rast i është prezantuar projekti për Memorialin kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës dhe i cili do të jetë i vendosur në territorin e Komunës së Çairit.

Z. Xhaferoviq, njëkohësisht i është bërë ftesë për pjesëmarrje të delegacionit nga Bosnja e Hercegovina me rastin e zbulimit të këtij Memoriali.

“Ai nga ana e tij u falënderua që përmes këtij Memoriali do t’i jepet një kontribut i rëndësishëm ruajtjes së kujtimit për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, është shprehur kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.