Në Komunën e Çairit u vendosën elemente të reja nëpër parqe!

Në bashkëpunim me N.P ”Parqet dhe gjelbërimet – Shkup” në udhëkryqin mes rrugëve “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rrugës “Llazo Tërpovski”, ku para ca kohe u realizua rikonstruimi i sipërfaqeve të mbuluara me barë, është vendosur vend – panorama e re dhe rekuizita të reja për argëtimin e fëmijëve.

Marketing

Gjithashtu, në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, në afërsi të vend – panoramës së re është vendosur edhe gardhi i ri i drunjve e që ka për qëllim mbrojtjen e parkut nga automjetet.

Këto elemente të parqeve, të cilët përveç qëllimit praktik shërbejnë edhe për stolisjen e sipërfaqeve të gjelbërta në qytet, u punuan nga ekipet e sektorit “Gjelbërimi jashtë urban” të N.P ”Parqet dhe gjelbërimet – Shkup” .

Marketing