Në Kopshtin Zoologjik në Shkup ngordh shqiponja e cila ishte shpëtuar nga zjarrfikësit

Shqiponja perandorake e lënduar që zjarrfikësit e Koçanit e kishin dërguan për mjekim në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ka ngordhur më 6 gusht, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Marketing

“Për rastin është informuar Inspektorati Shtetëror i Mjedisit nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë dhe ka komunikuar me Administratën e Kopshtit Zoologjik Gradina Shkup dhe FVM. Menjëherë pas ngordhjes, zogu i ngordhur është dërguar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare-FVM, Shkup, ku ekspertë-profesorë kanë kryer autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, njoftojnë autoritetet.

Pas marrjes së raportit përfundimtar të autopsisë, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë do të bëjë të njohur shkakun e vdekjes së shqiponjës perandorake.