Në Krivollak asgjësohen granata nga Lufta e Parë Botërore

Granatat e pashpërthyera artilerike me kalibër 75 milimetra, që janë gjetur në Manastir, e të cilat datojnë nga Lufta e Parë Botërore sot ishin asgjësuar në Qendrën për trajnim ushtarak në Krivollak. Aksionin për shkatërrimin e tyre e zbatojnë piroteknikët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ndihmë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Marketing

“Puna e tyre është e çmuar dhe vlerësohet shumë. Qeveria solli vendim për shpërblim të njëhershëm në të holla në vlerë prej 30.000 denarëve. Do të shpërblehen 7 piroteknikët e Drejtorisë, si rezultat i angazhimit të tyre të veçantë për gjetjen, heqjen dhe asgjësimin e granatave që ishin gjetur më 27 tetor”, tha Bekim Maksuti – drejtor i DMSH-së.