Në kuadër të vizitës së punës në Belgjikë, takim i ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov me Didie Rejnders: Negociatat me Maqedoninë e Veriut do të sigurojnë depërtim në idenë Evropiane të Ballkanit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me
Ministrin për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në
Mbretërin e Belgjikës, sot, mbajtën takim me Didie Rejnders, Zëvendëskryetar i
Qeverisë dhe Ministër për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane.
„Maqedonia e Veriut mori një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv nga Komisioni
Evropian, me rekomandim të saktë se është gati menjëher të fillojë  me negociata,
proces që është rrumbullakësim i optimizmit Evropian në kuadër të vendeve të
Ballkanit Perëndimor, i cili sërish paraqet lëndë djegëse primare për stabilitet dhe
prosperitet të rajonit", theksoi Osmani, duke iu referuar Ministrit Rejnders synimin e
Qeverisë për tu bërë partner i Bashkimit Evropian përballë sfidave bashkëkohore në
ndërtimin e një Evrope më të sigurtë, më stabile dhe me prosperuese.
„Fillimi e negociatave me Unionin do të thotë një stimul shtesë për vendin që edhe
më tej të luajë rolin e promotorit kryesorë të idesë Evropiane në Ballkan, si
përfundim thelbësor i të gjithë rajonit, por edhe interes i pamohueshëm i  vendeve-
anëtare" shtoi Osmani.
„Vizita bilaterale në Belgjikë po ndodh  në një moment vendimtar, ku nga kryeqendra
e saj ,vetëm dy ditë para, morrëm valorizim të qartë për çdo gjë për atë që arritëm
vitin e kaluar- Maqedonia e Veriut të ketë dosie të pastërt dhe të bindshme
Evropiane. Në zemër të themeluesit të vendit të BE-së, aty ku dëshirojmë të
ndjehemi si në shtëpi, jemi të  inkurajuar që ndajmë një vizion të berbashkët me
Belgjikën për atë se progresi i secilit vend duhet të jetë i njohur në mënyrë objektive
dhe të përshtatshme dhe se fillimi i negociatave të pranimit nuk do të thotë
anëtarësim por vetëm hapje e derës të një udhëtimi të gjatë, të reformave thelbësore
dhe evulocionit pozitiv.
Procesi do të thotë gjithashtu edhe qasje deri te një mjet i rëndësishëm dhe i
vërtetuar për përforcimin e progresit të arritur, zhvillimin e mëtejshëm dhe
evropianizimin e përhershëm të Ballkanit. Ky është interesi ynë por edhe interesi i
fuqishëm i Bashkimit Evropian" – theksoi MPJ Dimitrov.
ZKQRMV  Osmani dhe MPJ Dimitrov potencuan përpjekjet e vendit për të vazhduar
edhe më tej me agjendën reformuese në drejtim të transformimit të vendit në
përputhje me rregullat dhe standardet Evropiane, por dhe në drejtim të
implementimit të vlerave Evropiane  në shtëpi dhe rajon.

Marketing
Marketing