Në kufirin e Bllacës ndalohet një person, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Serbisë!

TV21 mëson se në kufirin e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, Policia e RMV-së ka ndaluar një person, pasi për të njëjtin kishte urdhër arrest ndërkombëtar të shpallur nga Serbia.

Marketing

Rasti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk zbulojnë detaje.

“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, thonë nga MPB-ja për TV21.