Në Kumanovë arrestohet hajdutja nga Shkupi

Ministria për Punë të Brendshme bën të ditur se dje në Kumanovë është arrestuar një shkupjane e cila është kapur duke kryer vjedhje, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plot të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Marketing

“Me datë 02.03.2023 në ora 19:20 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria B.A. (49) nga Shkupi. Ajo u kap duke kryer një vjedhje në një lokal shitjeje në Blvd. “Revolucioni i Tetorit”, ku mori disa sende. Gjërat e vjedhura iu gjetën dhe iu kthyen pronares dhe ajo u ndalua në stacion të policisë”, thonë nga MPB.