Në Kuvend dialog në kuadër të procesit “Zhan Mone”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut procesi “Zhan Mone” sot përfundon me konkluzione dhe rekomandime për hapat e ardhshëm, të cilët sipas paralajmërimeve do të duhet t’i realizojë përbërja e ardhshme parlamentare në lidhje me ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit.

Marketing

Siç është paralajmëruar, tre eurodeputetët eurodeputetët Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm për vendin në PE, Andreas Shider, kryetar i Delegacionit në Komitetin e përzier parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, si dhe Marion Valsman, nënkryetare e Delegacionit të Komitetit të përzier parlamentar dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në konferencë për media do ta kumtojnë rezultatin nga ky takim.

Ky takim në të vërtetë është vazhdim i diskutimit për arritje të harmonizimit të qëndrimeve për përgatitje të Rregullores sa më konensuale për punë të Kuvendit.

Në hapjen e takimit, kryetari i Kuvendit Xhaferi kërkoi nga deputetët e opozitës dhe pushtetit r të bëjnë përpjekje që sa më shumë t’i afrojnë apo edhe më mirë, t’i harmonizojnë qëndrimet rreth kufizimit të Mbledhjes konstitutive në dy ditë, kalendari i Kuvendit, debatet mbikëqyrëse, ideja për miratim prej dy të tretave të ligjeve me procedurë të shkurtuar, zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm, çështja e ndryshimit të emrit të shtetit në Nenin 1, shumica për marrje të imunitetit të deputetit dhe të tjera.

“E di se jeni të vetëdijshëm për krejt çka bëjmë është në drejtim të përmirësimit të funksionalitetit të institucionit në mënyrë që kjo njëtrajtshëm të reflektohet edhe në jetën reale të qytetarëve tanë. Gjithsesi, kjo është në dobi edhe të përpjekjeve tona për marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se edhe pse për shkak të shpërndarjes së shpejtë të Parlamentit, tajmingu i mbajtjes së takimit ndoshta nuk është më i miri, nuk mund të anashkalohet fakti se gjithçka që do të bëhet tani dhe në të ardhmen, nuk është diçka që do të vlejë vetëm për një mandat apo vetëm për një përbërje parlamentare. Ajo që tani po bëhet, sipas tij, është vënia e themeleve të forta të veglës më të rëndësishme për funksionimin e Kuvendit – Rregullores, me qëllim që e njëjta mos jetë pengues, frenues apo bllokues i reformave aq të duhura në shoqëri.

“Qëllimi ynë është të përforcohet roli i Kuvendit, dhe jemi të bindur se ky dialog ofron mundësi të vërtetë për ta vënë Kuvendin jo vetëm në qendrën e ndërtimit të konsensusit në lidhje me legjislacionin për mbështetjen e agjendës reformuese të BE-së por, edhe për ta paraprirë agjendën reformuese, duke e përdorur gjithë legjitimitetin e vet të rëndësishëm demokratik, kontrollues dhe legjislativ, për arsye se përcaktimet tona strategjike janë të njohura, respektivisht anëtarësimi në NATO dhe BE dhe për këtë nevojiten institucione funksionale, Kuvend funksional”, theksoi Xhaferi.

Përkujtoi për miratimin e Ligjit për Kuvendin, ndryshimet dhe plotësimet e të cilit në pjesën e Shërbimit, mundësojnë pavarësi financiare dhe administrative, dy prej tre qëllimeve të pothuajse çdo përbërjeje parlamentare prej pavarësimit e këndej. Paralajmëroi se së shpejti do të hapet edhe Zyra Buxhetore Parlamentare е cila do të jetë mbështetje e drejtpërdrejtë e pavarësisë financiare të Kuvendit.

“Mbetet të punohet në drejtim të pavarësisë së sigurimit të Kuvendit, mbetemi të përkushtuar në sigurimin e konsensusit që të jetë më produktiv dhe të sjellë vetëm përmirësim në mënyrën e funksionimit të Kuvendit, me mundësinë më të vogël për keqpërdorimin e të drejtave me rregullore në drejtim të pengimit të punës”, tha Xhaferi.

Mbrëmë tre eurodeputetët realizuan darkë pune me liderët e partive politike, LSDM – Zoran Zaev, VMRO-DPMNE – Hristian Mickoski, BDI – ALi Ahmeti, PDSH – Menduh Thaçi, ASH – Ziadin Sela, BESA – Bilall Kasami dhe Alternativa – Afrim Gashi.

Dy takimet e para në kuadër të dialogut Zhan Mone u mbajtën në Ohër dhe në Shkup me eurodeputetët nga përbërja e kaluar e PE-së, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn