Partitë parlamentare i kanë dërguar letra kryetarit të Kuvendit për formimin e grupeve të deputetëve. Në Kuvend janë formuar katër grupe deputetësh, nga dy prej shumicës në pushtet dhe opozitës, si dhe deputetët nga E Majta dhe PDSH-ja të cilët nuk janë në grupe deputetësh. Si deputet i pavarur në ueb faqen e kuvendit tani për tani figuron vetëm Igor Durlovski, i cili është pjesë e VMRO-DPMNE-së opozitare, por nuk është anëtarë i partisë.
Grupe të deputetëve formuan LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”, BDI, VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe koalicioni “Për ripërtëritjen e Maqedonisë” dhe Aleanca për Shqiptarët edhe Alternativa, ndërsa si të pavarur do të veprojnë dy deputetë nga e Majta dhe PDSH-ja.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit është Jovan Mitreski, dhe zëvendës është Sonja Mirakovska, dhe kryetari i Kuvendit do të informohet shtesë për zëvendëskordinatorin e dytë. Kërkesa u nënshkrua nga 46 deputetë.
Për grupin parlamentar të BDI-së koordinatorë është Izet Mexhiti, kurse zëvendëskoordinator është Arber Ademi, dhe për zëvendësin e dytë do të njoftohet shtesë. Në këtë grup janë 14 deputetë.
Nikolla Micevski është koordinatori i vjetër i grupit parlamentar të opozitës VMRO-DPMNE dhe koalicionit dhe zëvendëset e tij janë dy gra, Dafina Stojanovska dhe Eli Panova. Ky grup deputetësh ka 44 deputetë. Është interesante për këtë grup parlamentar që Igor Durlovski, siç qëndron në ueb faqen e Kuvendit, në listën evidentuese është prononcuar si deputet i pavarur.
Dymbëdhjetë deputetë e përbëjnë grupin e deputetëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës. Koordinatori i tyre është Skender Rexhepi, dhe zëvendësit e tyre janë Surija Rashidi dhe Ilire Dauti.
Nga e Majta janë Dimitar Apasiev dhe Borislav Kërmov, nga PDSH Menduh Thaçi.
Në përputhje me nenin 33 të Rregullores së punës të Kuvendit, grupi parlamentar përbëhet nga të paktën pesë deputetë që i përkasin një ose më shumë partive politike, kurse deputeti mund të jetë anëtar i vetëm i një grupi parlamentar.
Grupi i deputetëve përcakton koordinator të grupit të deputetëve dhe deri dy zëvendës.
Bazuar në këtë nen, grupi i deputetëve të kryetarit të Kuvendit i dorëzoi listë të nënshkruar nga secili anëtar i grupit, koordinatori dhe zëvendësi i tij.
Grupi i deputetëve ka të drejtë të ndihmës profesionale dhe të drejtë ta shfrytëzojë hapësirën e posaçme, në pajtim me numrin e deputetëve.
Për ndryshimin e përbërjes së grupit parlamentar, koordinatorit dhe zëvendësi i tij, informohet kryetari i Kuvendit, i cili i
informon deputetët.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut ka 120 deputetë. Pjesë e shumicës qeveritare janë 62 deputetë nga LSDM-ja dhe koalicioni, BDI dhe PDSH, ndërsa opozitë janë VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Alternativa dhe Aleanca dhe E Majta.