Në kuvendi sot nis debati për marrëveshjen për emrin

Kuvendi i Maqedonisë sot nis debatin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin, pas dritës jeshile të dhënë dje nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Marketing

Kreu i Kuvendit ka nënvizuar se pret që deri të premten të ratifikohet marrëveshja.

“Janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarje të materialit te deputetët. Në bazë të shpërndarje së materialit të deputetëve pason konvokimi i seancës të cilën e planifikoj për ditën e nesërme në ora 11:00. Sipas gjasave, për faktin që materiali është pranuar me yll evropian dhe me procedurë të shkurtuar, do t’i dedikohet Komisionit për çështje evropiane. Nëse nuk gabohem, brenda dy ditëve debat në Komision duhet të përmbyllet për faktin se është me procedurë të shkurtuar. Nuk dua të prejudikoj paraprakisht. Procedurat janë të parapara me Rregullore kështu që nuk duhet të ketë arsye për pengesa procedurale për çështje që janë të rregulluara me ligj”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Por VMRO-DPMNE ka reaguar se propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes duhej të shqyrtohej në Komisionin për politikë të jashtme që udhëhiqet nga deputeti i tyre Antonio Milloshoski. Por arsyetimi i Kuvendit ka qenë se ligji është me yll evropian, andaj është kaluar në Komisionin për çështje evropiane që udhëhiqet nga deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Sipas procedurave, pasi që Kuvendi voton nevojën për sjelljen e këtij propozim-ligji, debati më pas do të zhvendoset në komisionin për çështje evropiane, ku debati pritet të zgjas jo më shumë se tre ditë.

Pasi që të përfundon debati në komision, ligji sërish kthehet në seancë plenare dhe votimi do të jetë me votim të thjeshtë me 61 deputetë.