Para Shtëpisë së kulturës në Manastir, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara të stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”, sot do të realizohet ditë e hapur për qytetarët, në të cilën do të tregohen një pjesë e mjeteve, pajisjet dhe aktivitetet stërvitore të cilat ekzekutohet në këtë stërvitje më të madhe ushtarake deri më tani të organizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Aktivitetin, siç është paralajmëruar nga Ministria e Mbrojtjes, do ta ndjekin presidenti dhe komandant suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, u.d. ambasadore e SHBA-së Mikaela Shvajcer-Blum, kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, gjeneralë nga armata dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-së.
Të pranishmit do të ndjekin shumë aktivitete, si: demonstrim të aftësive luftuese, tërheqje me helikopter me shfrytëzimin e teknikës “Grozd”, aftësi alpiniste gjatë evakuimit të civilëve të lënduar nga ndërtesat e larta në performancën e pjesëtarëve të operacioneve speciae.
Qytetarët përmes komunikimit direkt me pjesëtarët e armatës do të kenë mundësi nga afër të njoftohen me pajisjen, procedurat që i kryejnë pjesëmarrësit në stërvitje.