Në Maqedoni janë evidentuar edhe 250 persona pa shtetësi

Personat të cilët nuk janë të regjistruar apo nuk i kanë të regjistruar fëmijët e tyre në librin amë të të lindurve atë mund ta bëjnë deri më 30 shtator të këtij viti në njësitë rajonale të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë me dorëzimin e kërkesës për regjistrim plotësues, transmeton Medial.mk.

Marketing

Këtë e mundëson thirrja publike gjashtëmujore për grumbullimin e të dhënave për personat – të paregjistruar në librin amë, iniciuar nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë dhe Ministria e Punës dhe Politikës sociale, që ishte publikuar në prill të këtij viti

Bëhet fjalë për persona të lindur në kushte shtëpiake, por edhe për persona të lindur në institucionet shëndetësore, megjithatë prindërit e tyre nuk e kanë kryer atë obligim për të paraqitur emrin e fëmijës në shërbimin amë.

Deri më tani mundësinë për regjistrim në evidentimin amë siç informojnë nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, e kanë shfrytëzuar 250 persona.

“Për paraqitje duhet të plotësohet pyetësor nga ana e ofiqarit tonë sipas deklaratave me gojë apo në përputhje me një dokument për identifikim të cilin e posedojnë. Është mirë të kenë edhe të tregojnë edhe për fëmijët, kartonin e vaksinimit, dëftesë, kopje nga ndonjë vërtetim dhe çfarëdo dokumente që do të kishin ndihmuar në identifikimin e tyre. Në bazë të kësaj personat do të evidentohen dhe më pas do të zhvillohet procedura administrative për regjistrimin e tyre në evidentimin amë”, thonë nga Drejtoria.

Një nga zotimet e Qeverisë, siç ishte theksuar në shpalljen e thirrjes, është përfshirja e të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë, megjithatë nuk gëzojnë të drejtat të cilat ju takojnë për shkak se lindja e tyre nuk është regjistruar në librat amë të të lindurve dhe nuk mund të marrin certifikatën e parë të lindjes.

Në procesin e identifikimit të personave pa dokumentacion iniciuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë janë MPB, sektori joqeveritar, ndërsa e ndihmojnë dhe OSBE dhe UNCHR. Sipas profesorit Borçe Davitkovski, i cili është autori i “Analiza e kornizës juridike lidhur me regjistrimin amë dhe të qytetarëve në lidhje me ndalimin e pashtetësisë” për zgjidhjen e këtij problemi nevojiten ndryshime ligjore, regjistrim i të gjithë personave të cilët janë pa shtetësi, por edhe në rrezik nga pashtetësia, procedurë e veçantë për vërtetimin e statusit të pashtetësisë, si dhe trajnime për ngritjen e vetëdijes tek popullate e cila gjendet në rrezik.

“Këta persona duhet të marrin status ligjor të qytetarëve. Ata tani janë masë amorfe, të cilët nuk ekzistojnë, të paemëruar janë. Nuk kanë dokumente personale”, tha Davitkovski në prezantimin e analizës.

Përfaqësuesi i UNCHR-së në Maqedoni, Dejan Kladarin konsideron se problemi me pashtetësinë mund të zgjidhet dhe se për atë nevojitet qasje sistemore, ndryshime ligjore si dhe lehtësim i procedurave të administratës të cilët në të ardhmen e afërme do të mundësojnë zgjidhje të problemit.

Përfaqësuesi i OSBE në Maqedoni, Xhef Goldstajn theksoi se ky është një problem i shumë gjeneratave, sepse, siç tha, personi i cili nuk ka dokumente nuk mund të regjistroj, as fëmijën e tij edhe pse ka lindur në atë shtet. Veçanërisht e rëndësishme është puna në terren.

Sipas Jovana Trençevska, sekretare shtetërore në MPPS posedimi i dokumenteve personale është i rëndësishëm për të gjithë që të mundet një person të realizojë të drejtat e tij, në procedurat para institucioneve, agjencive për punësim, institucioneve arsimore, por edhe për të realizuar të drejtat themelore të njeriut.

Trençevska informoi se deri më tani janë regjistruar rreth 600 persona për të cilët është kryer kontroll në bazën për numër amë të qytetarit, si dhe librat amë të të lindurve. Më pas, është vërtetuar se një pjesë e tyre tanimë janë evidentuar në librat amë, por nuk kanë burime, disa kanë lindur në spital, por nuk iu është caktuar emri, ndërsa një pjesë në kushte shtëpiake, por asnjëherë nuk është paraqitur lindja e tyre.

Marketing