Në Maqedoni vitin e kaluar kanë punuar 115 televizione dhe radio

ervisi publik radiodifuziv RTVM vitin e kaluar ka emetuar 23.729 orë program televiziv, prej të cilëve pjesa më e madhe ose 42,1 për qind janë program dokumentar dhe muzikor, ndërsa televizionet private 395.190 orë, në pjesën më të madhe ose 22,7 për qind program artistik, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Marketing

Me veprimtari radiodifuzive vitin e kaluar në Maqedoni janë marrë 115 radiodifuzerë, prej të cilëve 64 emetojnë radio-program, ndërsa 51 program televiziv.

Nga radiodifuzerët është një ndërmarrje radiodifuzive publike, 60 janë shoqata tregtare radiodifuzive, ndërsa tre janë institucione jopërfituese radiodifuzive. ndërmarrja radiodifuzive publike vitin e kaluar ka emetuar gjithsej 39.020 orë program, prej të cilëve pjesë më e madhe ose 56,3 për qind janë program muzikor, shoqatat radiodifuzive tregtare kanë emetuar 461.283 orë radio-program, gjithashtu, në pjesën më të madhe, 60,9 për qind, program muzikor.

Marketing