Rritja e përcaktuar ligjërisht e pagës minimale nuk do të ndikojë negativisht në situatën financiare të sektorit privat. Kështu pohon kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili përmendi se kompanitë punojnë në mënyrë produktive, duhet të rrisin pagat minimale të punëtorëve. Sipas Ligjit për pagën minimale, në muajin mars paga minimale, e cila tani arrin në 18.000 denarë, duhet të rritet në pak më shumë se 20 mijë denarë, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare në Maqedoni.
“Mendoj se pa probleme ekonomia do të mund të përfshijë në përllogaritjet e saja të çmimeve rritjen e pagës minimale, deklaroi Dimitar Kovaçevski kryeministër.