Në Mavrovë, bora ka arritur një metër

Pa borë, me periudha të diellit dhe temperatura prej -4 deri në 4 gradë Celsius, paralajmëron për ditën e sotme Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Bora që në ditët e fundit në mënyrë intensive ka rënë, në Mavrovë formon shtresë prej 95 cm, në Kodrën e Diellit 50, në Krushevë 44, ndërsa në Shkup 12 centimetra.

Më ftohtë në mëngjes është në Shkup, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Mavrovë me minus tetë gradë Celsius.

Prej sot pasdite deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në pjesën më të madhe të vendeve të populluara do të jenë në interval prej -5 deri në -15 gradë Celsius. Në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Të dielën pasdite do të rritet vranësira, ndërsa të hënën gjatë ditës do të ketë reshje të reja të borës me intensitet të vogël deri në mesatar.