Në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit janë matur 10 centimetra dëborë

Shtresë më e lartë e dëborës prej 10 centimetra në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë, ndërsa katër centimetra janë matur në Lazaropole.

Marketing

Temperaturat e ajrit në mëngjes gjithkund në vend janë mbi zero, 1 gradë Celsius është matur në Berovë, 2 në Krushevë, 3 në Strumicë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, 4 në Shkup, Ohër, Manastir, Kumanovë, 5 në Pretor, Shtip, 6 në Vinicë, 7 në Gjevgjeli dhe 9 në Demir Kapi.

Moti sot në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut, në vendet malore të dëborës. Në orët e pasdites gradualisht do të ndalen. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira dhe shi të përkohshëm. Do të fryejë erë e dobët jugore. Vonë pasdite dhe kah fundi i ditës reshjet do të ndalen. Temperatura maksimale do të arrijë tetë gradë celsius.

Marketing