Sot në mëngjes më ftohë ka qenë në Mavrovë ku janë matur -10 gradë Celsius dhe në Krushevë -8 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Dojran, ku janë matur 1 gradë Celsius.
Shtresa më e lartë e borës është matur në Anet e Mavrovës -23 centimetra, në Kodrën e Diellit 9 centimetra, 3 centimetra në Lazaropole dhe 1 centimetër në Gjurishte.
Në mëngjes në vend moti është me vranësira dhe ftohtë. Gjatë ditës vranësira do të ulet dhe do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa disa vende kohë pas kohe edhe erë e përforcuar veriore me shpejtësi edhe mbi 60 km/h. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit, pasdite vranësira do të ulet. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 2 gradë Celsius.