Në mesnatë përfundon paraqitja për votim e personave të sëmurë, ndërsa më 11 tetor e personave me Kovid

Sonte në mesnatë përfundon afati për paraqitje te komisionet zgjedhore komunale për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në Zgjedhjet lokale më 17 tetor, ndërsa afati për personat me Kovid-19 ose në vetizolim është deri më 11 tetor në mesnatë. Këta persona, si dhe të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpi të pleqve dhe personat shpërngulës të brendshëm votojnë një ditë përpara, të shtunën më 16 tetor, ndërsa për to për konfirmim të identitetit dhe kontrollit nëse tashmë kanë votuar nuk do të bëhet me pajisje për identifikim biometrik, por për to do të shfrytëzohet spërkatës dhe llambë UV.

Marketing

Për paraqitjen e të sëmurëve, personave të pafuqishëm dhe atyre me Kovid-19 ose në vetizolim, KSHZ-ja përgatiti udhëzime të veçanta me kushte që duhet t’i plotësojnë këta persona nëse duan të votojnë në shtëpi.

Votimin e personave me Kovid-19 ose atyre që janë në vetizolim e zbaton bord i veçantë i votimit i përbërë prej punonjësve shëndetësor. Është parashikuar Komisioni Zgjedhor Komunal sipas detyrës zyrtare të mbledhë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për personat të cilët janë paraqitur për votim. ISHSSH është i obliguar në afat prej 24 orëve nga kërkesa e marrë t’i dorëzojë te KZK të dhënat për personat e paraqitur me Kovid-19 ose në vetizolim.

Votuesit të cilët në ditën e votimit gjenden në vuajtje të masës së arrestit shtëpiak, ndërsa të cilët duan të votojnë, përmes përfaqësuesit të autorizuar ta joftojnë KZK-në më së voni tre ditë para ditës së caktuar për votim (13 tetor në mesnatë).

Votuesit të cilët në ditën e votimit gjenden në kushte të veçanta për kujdes jashtëfamiljar votojnë në institucionin ku gjenden, një ditë para ditës së caktuar për mbajtje të zgjedhjeve, pas paraqitjes paraprake te personi përgjegjës i institucionit ku gjenden. Këtë votim e zbaton bordi zgjedhor në territorin e të cilit gjendet institucioni për kujdes jashtë familjar, më 16 tetor.