Në mesnatë përfundon shqyrtim publik i listës zgjedhore

Në mesnatë përfundon inspektimi publik i listës zgjedhore si dhe paraqitja e qytetarëve të Maqedonisë të cilët jetojnë në diaspore. Deri ditën e djeshme, numri i qytetarëve të cilët kanë inspektuar listën zgjedhore është 4959.

Marketing

125 persona janë fshirë nga lista zgjedhore ndërkaq paraqitja e qytetarëve në diasporë për votim ka shkuar deri në rreth 2,400 persona. 39 prej tyre janë refuzuar për shkak të mosposedimit të dokumentacionit të nevojshëm, apo mosekzistimit në listën zgjedhore.

Më shumë paraqitje për votim në diasporë ka pasur në Bern të Zvicrës, Lublanë, Londër, Toronto dhe Vjenë. Referendumi në diasporë do të mbahet një ditë përpara, gjegjësisht më 29 shtator.