Në natën e vitit të ri në Toksikologji janë pranuar 18 persona me helmim akut, një fëmijë 13 vjeçar me lëndim të rëndë në dorë nga fishekzjarret

ANDON ÇIBISHIEV, DREJTOR I KLINIKËS SË TOKSIKOLOGJISË, SHKUP

“Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, nata e ndërrimit të viteve kaloi mjaft qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë, 18 prej tyre ishin si helmim akut nga alkooli. Nga ata 18 katër pacientë  janë femra dhe 14 janë meshkuj. Në mesin e femrave, pacientja më e re është 17 vjeçare, më e madhja është 26 vjeç,  tek meshkujt, më i riu është 14 vjeç, dhe më i madhi është 38 vjeç. Si zakonisht, si çdo vit kemi më pak pacientë se vitin e kaluar”.

Drejtori i klinikës universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” Nebojsha Nastov tha se edhe atje nata ka qenë e qetë, me numrin e zakonshëm të pacientëve emergjentë si në ditët normale. Ai tha se janë kontrolluar gjithsej 81 pacientë, pesë si pasojë e aksidenteve në komunikacion, tre nga çështjet personale  dhe janë kryer tre ndërhyrje operative.

NEBOJSHA NASTOV, DREJTORI I KLINIKËS UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE KIRURGJIKE “ST.NAUM OHRIDSKI”

Marketing

“Fatmirësisht gjatë natës së ndërrimit të viteve nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarret dhe armë zjarri, gjë që ka qenë më e shpeshtë në periudhën para festave. Në muajin e fundit ka pasur rreth 50 kryesisht të mitur nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Për fat të keq, po përdoren fishekzjarre më të mëdha me ngarkesë pluhuri më të madhe dhe u lënë dëme të përhershme fëmijëve”

Marketing