Në periudhën nga ora 23.00 të datës 15.04 deri në ora 00.05 të datës 16.04.2019 zyrtarët policor kanë kryer një aksion në një lokal nate përskaj rrugës regjionale Tetovë -Jazhincë, në fshatin Tearcë.
Gjatë kontrollit është gjetur një shtetase nga Kosova e cila ilegalisht ka punuar në objekt. Ajo është arrestuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.