“Ne nuk mund t’i japim titullin Liverpoolit”

UEFA ka vendosur të shtyjë Kampionatin Evropian për vitin e ardhshëm, por ende nuk dihet se si do të përfundohen kampionatet kombëtare.

Marketing

Shtëpia më e madhe e futbollit shpreson që kampionatet të rikthehen nga data 3 maj, dhe kampionët të përcaktohen në qershor.

Por, problemi më i madh i shfaqur është se çfarë do të ndodh nëse situata nuk rikthehet në normalitet, dhe ndeshjet nuk do të mund të luhen në orarin e përcaktuar nga UEFA.

Një mundësi e përmendur është që kampionët të përcaktohen ashtu siç kanë mbetur renditjet, e që po ka edhe kundërshtimet e saja.

“Kjo do të ishte një padrejtësi e tmerrshme. Situata aktuale në tryezë nuk do të vendos se kush do të jetë kampion”, ka deklaruar presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rublies.

Legjenda e Arsenalit, Toni Adams, po mendon të njëjtën situatë në Premierligë.

“Vendimi i UEFA për të shtyrë EURO ndihmon, por duhet të dimë se çfarë do të ndodh nëse kampionati dështon të mbarojë”, ka deklaruar Adams.

“Ju nuk mund t’i jepni titullin Liverpoolit dhe të hidhni tri skuadra nga Premierliga. Nuk mundeni sepse kampionati nuk ka përfunduar. Mund të duhet që sezoni të luhet nga e para”.

Liverpool kryeson në Premierligë me 25 pikë më shumë se Manchester City, dhe janë dy fitore larg titullit për të cilën kanë pritur 30 vjet