Në Ohër, epilogu i “Serbisë së Madhe” !

Fundja, Si Albin Kurti, ashtu edhe Aleksandër Vuçiqi janë vënë në dijeni se Marrëveshja Frëngo-Gjermane për Kosovën ka statusin politik “Merre ose lëre”.

Marketing

Pas takimit të fundit në Bruksel, më 27 shkurt 2023, presidenti serb Aleksandër Vuçiq duket se “ndryshoi mendejn politike”, duke harruar se ndërmjetësve të BE-së, Borell dhe Lajçak u kishte thënë se “Serbia nuk do të pengonte Kosovën që të anëtarësohej në OKB dhe në organiztat e tjera ndërkombëtare”. Ndërkaq, tani në prag të mbajtjes së takimit të Ohrit, më 18 mars 2023, në mitingjet me serbët nëpër Serbi ka deklaruar se “Serbia nuk do ta njehë Kosovën, dhe se ajo nuk do të kapitullojë dhe, nuk do të dorëzohet para zyrtarëve evropianoperëndimorë dhe para Amerikës…”

Nga dhe pse tani “brenda natës” ky zemërim dhe kërcënim i Vuçiqit ndaj vetë Vuçiqit, i cili i “hangri” fjalët dhe premtimet nga takimi i fundit në Bruksel, më 27 shkurt 2023, se “Serbia nuk do ta pengojë Kosovë, që të aderojë në organiztat ndërkombëtare, së këndejmi as në Kombet e Bashkuara”.

Një “evoluim” apo më mirë të themi një pendim a vetëpërgënjeshtrim, presidenti Vuçiq nuk e bëri për shkak të frikës nga oponentët e tij politikë apo jopolitikë, por thejsht nga fakti se e kuptoi esencën e Marrëveshjes Frëngo Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë”, e cila de fakto dhe praktikisht njeh dy shtete të barabarta. Kjo është “dhembja momentale” e reagimeve të pakontrolluara politiko-propagandistike të A.Vuçiqit, gjoja si pretekst dhe kushtëzim Kosovës, BE-së dhe Amerikës, së pari, të formojnë “SZO-në”. Mirëpo, kjo nuk do bëhet, nëse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me konventat ndërkombëtare sipas të cilave pakicat kombëtare nuk kanë të drejtën e formimit të ndonjë “mishteti” brenda ndonjë shteti të huaj të pavrur dhe sovran, siç është Kosova në rastin konkret për minoritetin serb, i cili sipas Kushtetutës së Kosovës i gëzon të gjitha liritë dhe të drejtat e tij, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Sa më sipër, tik-taku i orës së fundme të politikës së brendshme dhe të jashtme të Serbisë po bie, që në takimin e Ohrit, më 18 mars 2023, Serbia të distancohet nga bashkëpunimi me Rusinë e Vladimir Putinit, për shkak të agresionit në Ukrainë, më 24 shkurt 2022. Ndryshe, BE-ja dhe Evropa Perëndimore për Serbinë, do të jetë vetëm një ëndërr e shkretë dhe një “breg i fildishtë” i paprekur në brigjet e Mesdheut të butë të civilizuar.