Me vendim të Qeverisë prej sot filloi ora policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, ndërsa prej nesër do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve bastore.
Prej nesër mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj. Masat restriktive do të zgjasin deri më 20 prill.
Ky vendim u mor dje në senacën e 63-të Qeverisë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive.