Në pjesën e parë të Parkut të qytetit, përskaj liqenit u vendos këndi për fëmijë (karuseli) i cili para ca kohe ishte i vendosur para MPJ.
Për këtë qëllim u realizua edhe rregullimi hortikulturorë i përcjellë me ngritjen e sipërfaqes së re me barë si dhe instalimi i rrjetit të ri të hidrantëve për ujitje, edhe atë në një sipërfaqe prej 700 m2.
Me qëllim të fisnikërimit më të madh të kësaj hapësire, në rrjedhë është edhe ndërtimi i vend panoramës së re që do të shërbejë për pushim dhe relaksim të vizitorëve të parkut, njoftojnë nga NP “Parqe dhe gjelbërime”.