Në parkun e Sarajit është vënë në përdorim velodromi i ri për fëmijë – donacion nga Stopanska banka

Përmes fushatës së vet shumëvjeçare me përgjegjësi shoqërore “Vozit drejt, vozit shëndetshëm”, Stopanska banka vazhdon të pasurojë ofertën e pajisjeve urbane të çiklizmit në Shkup për të kënaqur fëmijët dhe familjet nga qyteti.

Marketing

Këto ditë u vu në funksion STB Velodromi i dytë për fëmijë, i ndërtuar në një nga parqet më të bukura në vend, parkun e Sarajit, në një sipërfaqe prej 1.500 metra katrorë.

Përveç përmbajtjeve të shumta sportive dhe rekreative në parkun e madh, familjet me fëmijë më të vegjël tashmë do të mund të ushtrojnë në mënyrë të sigurt vozitjen e biçikletës në kushte urbane, duke mësuar dhe zotëruar gjithashtu rregulla të shumta të komunikacionit me ndihmën e sinjalizimit të vendosur horizontal dhe vertikal.

Ashtu si me donacionet e mëparshme në kuadër të fushatës “Vozit drejt, vozis shëndetshëm”, Banka mori mbështetje të jashtëzakonshme nga Qyteti i Shkupit në zgjedhjen e vendndodhjes, dizajnimin dhe realizimin e kësaj përmbajtjeje interaktive familjare. Prandaj, për ndërtimin e velodromit, Banka bashkëpunoi me ndërmarrjet publike “Rrugë dhe rrugica” dhe “Parqe dhe gjelbërim”, duke krijuar kushte për qëndrueshmëri më të madhe të donacionit.

Gjatë vizitës në velodrom, drejtoresha e përgjithshme për banking me pakicë, Milica Çaparovska Jovanovska, deklaroi:

“Të frymëzuar nga reagimet pozitive dhe nga shfrytëzimi i madh i donacioneve tona të mëparshme të realizuara nën ombrellën e projektit “Vozit drejt, vozit shëndetshëm”, ne jemi të bindur se kjo përmbajtje e re në parkun e Sarajit do të ketë përgjigje të madhe tek familjet e reja. Ne besojmë se çdo investim i bërë në promovimin e çiklizmit urban jep efekte pozitive afatgjata jo vetëm në nivel individual, por edhe për kolektivin – shëndet më të mirë, mjedis më të pastër dhe sigurisht disponim më të mirë. Stopanska banka mbetet konsistente në përkushtimin e saj për të qenë një anëtare aktive e shoqërisë dhe përkundër arritjes së rezultateve të larta nga veprimtaria e saj, për të qenë në mbështetje të vazhdueshme të shoqërisë.”

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, me këtë rast deklaroi:

“Kjo është një tjetër përmbajtje sportive-rekreative me të cilën rrisim ofertën dhe atraktivitetin për sportdashësit në Shkup. QS “Saraj” bëhet shtëpia e të gjithë dashamirëve të çiklizmit, patinave me rrota dhe skejtbordëve, si dhe do të mund të shijojnë edhe përmbajtje të tjera argëtuese në një prej qendrave më të mëdha rekreative në qytetin tonë. I falënderoj përfaqësuesit e Stopanska bankës, e cila si kompani me përgjegjësi shoqërore në kuadër të projektit “Vozit drejt, vozit shëndetshëm” realizoi një tjetër projekt të rëndësishëm për qytetarët.

 

Rreth donacionit:

STB Velodromi i fëmijëve #2 është një rrugë urbane në miniaturë pa fillim dhe pa fund që u mundëson fëmijëve të ushtrojnë vozitjen e biçikletës në mungesë të makinave dhe trafikut, në mënyrë të sigurt dhe edukative.

Sinjalet e vendosura horizontale dhe vertikale të trafikut u mundësojnë fëmijëve të njihen më mirë me termat kalim për këmbësorë, rrethrrotullim, semafor, rampë, parking dhe në këtë mënyrë të jenë të gatshëm për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në trafik.

Shtegu do të pasurohet më tej me fidanë gjethmbajtës dhe lodra për fëmijë.

Investitor është Stopanska banka SHA – Shkup, firmë projektuese është “Radius Arhitekti”, punimet e ndërtimit i kanë kryer NP Rrugë dhe rrugica dhe “Inteko DOOEL”, ndërsa për rregullimin e hortikulturës u kujdesën “Foja DOOEL” dhe NP Parqe dhe gjelbërim.

 

Marketing