Në PDSH mbisundon ideja të mos nxjerrin kandidat për president

Nënkryetari i PDSH-së, Azem Sadiki ka folur lidhur me vendimin e partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale.

Marketing

“Ne ende nuk kemi marrë vendim nëse do të dalim me kandidat për president, por mbisundon ideja të mos nxjerrim kandidat tonin partiak. Një gjë është e sigurtë, kandidati shqiptarë nuk fiton dhe është detyrë e jona që të maksimalizojmë peshën e votës shqiptare”, thotë Sadiki.

Ai shtoi se për PDSH-në do të ishte i pranueshem një kandidat i cili edhe praktikisht të punojë dhe të vazhdojë projektin e filluar të integrimeve në NATO dhe BE.

“Vetëm një figurë e tillë, që do ti plotesonte këto kushte dhe do të përshpejtonte integrimet e vendit, do të ishte i pranueshem për ne”, theksoi Sadiki.