Në pikën kufitare Deve Bair janë kapur rreth 71 kg marihuanë

Dje në mbrëmje, doganierët në pikën kufitare Deve Bair kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të rreth 71 kilogramë marihuanë.

Marketing

Konkretisht, me datë 18.06.2023, në pikën kufitare Deve Bair, në dalje nga shteti, është regjistruar një mjet motorik me targa gjermane, i drejtuar nga shtetas gjerman me një person tjetër që udhëtonte me të. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit nga doganierët, në bunkerë të prodhuar posaçërisht u zbuluan 67 pako me drogë dehëse marihuanë, me peshë bruto 71 kilogramë.

Droga dhe vetura janë ndalur përkohësisht, ndërsa Departamenti për kontroll dhe hetim i Drejtorisë doganore ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente.