Në fshatin Trebosh të Tetovës dje, policia ka ndaluar një person të kërkuar me urdhër arr est ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë.
“Më 14.12.2020 në ora 10:30 efektivë të policis nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar – Seksioni i kërkimit me ndihmën e Task Forcës Speciale në fshatin Trebosh-zona e Tetovës e kanë arr estuar R.F. (47) nga fshati Trebosh,
i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë në lidhje me nenin 418a paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqarohet në njoftimin e sotëm nga Ministria e Brendshme.
Personi u dërgua në institucionin ndëshkues përmirësues