Është mbajtur manifestimi tradicional në kuadër të Epopesë së UÇK-së “Nata e Zjarreve” në Prekaz.
Prekazi sonte ndezi flakadanët e lirisë në mënyrë tradicionale, për të kujtuar luftën dhe sakrificën e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari të renë për lirinë e Kosovës.
Rezistenca e Jasharajve e shënuar në historinë e popullit shqiptar, dhe lufta e UÇK-së, ka bërë bashkë sot qytetarë të shumtë te Prekaz.
Epopeja e UÇK-së shënon sivjet 22-vjetorin që sjell në kujtesën e secilit vetflijimin e familjes Jashari.
Në mënyrë ceremoniale, pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz u ndezën flakadanët qe simbolizojnë përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin.