Në Prespën greke flitet shqip e maqedonisht, dy kryeministrat të mirëseardhur për banorët

Në shikim të parë, Prespa greke nuk dallon shumë nga ajo e Maqedonisë. Vend i qetë, pak njerëz e pothuajse asnjë fëmijë. Vet emri, P’sarades që në Greqisht i bie, peshkatarë, tregon se për çka është i njohur ky fshat.

Marketing

I kapët ju vetë dhe po i përgatisni për mysafirët e juaj?
Po
A keni turist këtu?
Po, këtë vit kemi pasur më shumë.

Por që nga sot, do të bëhet i njohur edhe si vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja historike për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Shumica e banorëve e flisnin gjuhën maqedonase, por rrallë kush e pranonte se është maqedonas.

Ju jeni maqedonas apo grek?
Grek jam unë!
A flisni maqedonisht? Çka po kërkoni këtu?
Të xhirojmë, të shohim se si është këtu para se të vijnë ata.
Ju si e keni emrin?
Pando
Sa vjet jetoni këtu?
75 vjet
Nuk e di çka do të ndodhë tani… Ose do shkojë nga e mira, ose nga e keqja
Mua më duket se do të shkojë keq për Maqedoninë e Greqisë, është keq për ne.
Përse?
Flisni maqedonisht?
Jo

Sa banorë ka në fshat?
Diku 60, 70… Nuk ka mbetur njerëz, të rinjtë ikën, të vjetrit vdiqën.
Qeveria kishte angazhuar një kompani lokale për ta rregulluar tendën, por të entuziazmuar se po ju vijnë dy kryeministra, vullnetarisht kishin dalë të punojnë edhe banorët tjerë.

Kjo është një tendë që do të mbulojë kryeministrat gjatë fjalimeve për takimin e nesërm.
Qeveria greke ju angazhoi?
Qeveria greke me angazhoi për ta mbuluar këtë pjesë.tv21

Marketing