Sot, e premte, 4 tetor, është ditë zie në Prilep, pasi dje ndërruan jetë tre punonjës mjekësor, në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Prilep-Manastir.
Në aksident kanë vdekur: radiologu Aleksandar Risteski, gjinekologu Nikolla Vasileski dhe Fançe Jovanoska, teknologe radiologjike.
Këshilli i Komunës së Prilepit vendimin e ka marrë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme.
Sot flamujt në Komunë janë vendosur në gjysmështizë, ndërsa të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive janë shtyrë për ditën e nesërme.
“Prilepi dhe Maqedonia humbën specialistë të lartë mjekësorë, njerëz të shquar dhe të respektuar, qytetarë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, të cilët shpëtuan mijëra jetë njerëzore dhe ndihmuan shumë njerëz me specialitetin e tyre, por humbën jetën, duke udhëtuar pikërisht në vendet e tyre të punës në Manastir për të ndihmuar njerëzit e tjerë. Prilepi do ta kujtojë përgjithmonë Aleksandar Risteski, Nikolla Vasileski dhe Fançe Jovanoska, të cilët do të jenë pikëllimi ynë i përjetshëm”, thanë kryetari i Komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski pas vendimit të Këshillit që sot, e premte, 4 tetor, të jetë ditë zie në Prilep.