Në Prishtinë ndizen qirinj për të vrarët në Beograd

Në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj për të vrarët në një shkollë në Beograd.

Marketing

Ndër njerëzit në turmë është parë edhe ministri Nenad Rashiq.

Ky aksion simbolik ishte pjesë e festivalit “Mirdita, dobar dan”, që ka nisur sot në kryeqytet.

Për t’i nderuar viktimat nga sulmi në Beograd, në festival u mbajt edhe një minutë heshtje.