Në pritje të koalicioneve të tjera parazgjedhore

Partitë politike po mbajnë larg vëmendjes së opinionit bërjen e koalicioneve parazgjedhore. Së fundi ASH dhe Alternativa zyrtarizuan koalicionin e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Marketing

Në taboret politike po kalkulohen koalicionime të ndryshme, ndërsa partitë nuk janë të predispozuara të flasin dhe të japin detaje. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi një koalicion të gjerë me 27 parti politike, por duke përmendur edhe përfshirjen e partive shqiptare. Ai nuk ka bërë të ditur emra, por paralajmëroi se deri më 9 mars, gjith[ka do të finalizohet.

“Unë besoj se për herë të parë do të mbledhim forcat për të bërë koalicion parazgjedhor me parti politike shqiptare. Ne nuk jemi më parti maqedonase, ne jemi parti multi-etnike me numër më të lartë të votuesve maqedonas por kjo është edhe struktura etnike në shtet. Kjo na jep të drejtën të jemi favorit në këto zgjedhje sepse kemi mundësi zgjedhjeje dhe marrëveshje”, theksoi Zaev.

Edhe nga VMRO-DPMNE theksuan se po negociojnë me parti politike të etniteteve të tjera për mundësinë e arritjes së koalicioneve, por edhe nga kjo parti nuk konfirmojnë emra. Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi dje se një nga parimet bazë për koalicionimet paszgjedhore do të jenë programet partiake dhe jo fituesi me fituesin.

Nga ana tjetër, tek blloku politik shqiptar, BDI ka paralajmëruar daljen e vetme në këto zgjedhje dhe se deri tani nuk ka koalicionime. Lëvizja BESA akoma nuk ka sjellë vendimin e saj se si do të garojë në këto zgjedhje, me koalicionim apo e vetme. Emri i kësaj partie u lakua për koalicionim të mundshëm me LSDM dhe dy partitë e tjera shqiptare PDSH dhe RDK. Mirëpo këto zëra janë hedhur poshtë, duke thënë se organet e larta partiake do të sjellin vendimin final për garën zgjedhore

Marketing